Janë rikthyer rradhët e gjata të makinave në pikën kufitare të Kapshticës në tokën neutrale. “Fax News” raporton se shkak për radhët e gjata është bërë një problem në sistemin kompjuterik në palën greke.
Ashtu siç edhe shihen nga fotot e mëposhtme automjtet janë sërish në radhë të gjata në hyrje të palës greke. Mësohet se rradha e makinave është 1 kilometër.
Burimet thonë se është dashur dy orë pritje në radhë në tokën neutrale nga ana e automjeteve. Po kështu sipas burimeve po punohet për normalizimin e situatës dhe pas riparimit të defektit po punohet me dy sportele nga pala greke. (J.V/Faxweb)