Kryeministri Edi Rama, i cili mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, dha përgjigje prej shumë prej pyetjeve që i drejtoi moderatori Arjan Çani.
Ndër të tjera, ai zbuloi se ku do të jetojë pasi të lërë politikën. Teksa fliste për jetën larg politikës, ai u shpreh se do të vijë një moment kur nuk do i thonë “Ik”, por një moment kur vetë ai do të thotë “Po iki!”.
““Nuk erdha në këtë jetë (jetën politike), se ajo jetë (jeta e artistit) nuk më pëlqente, dhe në një zonë të trurit jam duke u përgatitur për jetën tjetër.
Është diçka që ka kohë që e përgatis se mendoj që është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë: Ik! Duhet të përgatisësh momentin, kur ti duhet të thuash: Po iki!
Joshka Fisher ma ka treguar procesin e përgatitjes për tu larguar. Ai thotë se e kam përgatitur këtë gjë në mendjen time. Nuk kam datë, por jeta e tretë do jetë po aq interesante sa e dyta dhe po aq e bukur sa e para”, u shpreh Rama.
Mes batutave, Çani e pyeti nëse do të zgjedhë “Sarandën”. “Jo jo, në Surrel”, ishte përgjigja e Ramës.
(XH.A/SHUPLAKA)