Renato Mekolli, shefi i njohuhr i guzhinës na ka treguar detaje nga jeta e tij personale. I ftuari i të premtes në “Lart e Poshtë” ku ka folur për verën e tij plot angazhime, por edhe për jetën private.
Pyetjes së Eraldo Rexhos, në ka apo jo jetë private në këtë sezon të mbingarkuar me punë, Renato iu përgjigj: “Jeta private është ajo që ty të frymëzon. Njeriu i tij i zemrës e kupton shumë. Kjo lë të kuptohet që Renato Mekolli është duke shijuar dashurinë e tij.
Renato ka rrëfyer edhe shumë detaje të tjera nga jeta e tij si dhe ka ndarë një recetë shumë të thjeshtë me të gjithë shikuesit. (J.V/Shuplaka)