Në takimin e sotëm me fëmijët dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, Veliaj shprehet se po punon shumë për të projektuar Tiranën e së ardhmes.
Në këtë takim kryebashkiaku i Tiranës përfitoi të falenderojë të gjithë mësuesit, pasi sipas tij janë pikërisht ata që mund ta projektojnë atë Tiranë të së ardhmes, për të cilin ai po punon aq shumë.
“Dua të falenderoj disa shokë të tjerë të mitë. Ato zonja dhe zotërinj, që pavarësisht halleve që kanë në shtëpinë e tyre, vijnë në orën tetë për t’ju dhënë mësim juve, dhe që meritojnë respekt, janë mësuesit e Tiranës.
Vetëm mësuesit e Tiranës mund të projektojnë Tiranën e nesërme.
Ju duam shumë, ju vlerësojmë shumë. Kam nevojë për ndihmën tuaj ashtu sikurse bashkia po ju jep një ndihmë juve sot ashtu edhe unë kam nevojë për ju. Ky qytet është qyteti juaj çuna dhe goca!”, u shpreh Veliaj.
Sakaq , Veliaj iu përgjigj kritikëve të tij, të cilët ankohen se përse kreu i bashkisë merret aq shumë me kopshtet, çerdhet dhe parqet.
“Gjatë këtij viti kemi pasur disa debate, disa sherre për shkak të politikës, por ne po punojmë për të ardhmen.
Duam apo jo më shumë lodra, më shumë hapësira sportive?
Disa më thonë: ‘Erjon, ti je shumë i mirë, bën edhe ndonjë punë të mirë. Pse nuk i bën ndonjë ndër atyre që të kritikojnë dhe të ia mbyllësh gojën? Por merresh me fëmijët të cilët nuk votojnë?’
Për sa kohë kam djemtë dhe vajzat e Tiranës do bëjmë atë që duhet pa asnjë kompronis. Prandaj kemi bërë aq shumë punë jo për ata që bërtasin, por për gjeneratën tjetër që është gjenerata juaj. Unë kam shumë besim tek ju.”, shton kryebashkiaku. (D.D/Shuplaka)