Sadedin Sula, është bashkëshorti i Suela Sulës e cila u vra rreth dy vite më parë nga babai i katër fëmijëve, Fatjon Karmeshtna ndaj të cilit Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për pafajësi ndërkohë që ndaj të akuzuarit lihet në fuqi vendimi i Prokurorisë.
Gjysh i Sadedinit ka bërë një apel të fortë ditën e sotme për djalin e tij i cili është dënuar me bergim të përjetshëm, për vrasjen në fjalë pasi është akuzuar si urdhëruesi i saj.
Fadil Sula, 80-vjeç shkruan në rrjetet sociale se dënimi I nipit të tij është i padrejtë dhe për këtë ky i fundit ka përmendur edhe mundësinë e ndonjë akti ekstrem ndaj vetëes së tij pasi nuk e përballon dot padrejtësinë.
Teksa citon fjalët e të nipit që sipas tij thotë se i kanë vrarë gruan, falimentuar biznesin, e kanë dënuar pa të drejtë dhe tani po përpiqen ta çojnë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.
“Por kjo s’ka rëndësi se ma marrin ata apo do ia marr unë vetes këtë frymë që me ka mbet …nëse drejtësia nuk shkon në vend”, shkruan Fadil Sula duke cituar fjalët e të nipit, Sadedinit.
Postimi i plotë:
Gjygji i Sadetin Sules po’ arrin ne fund dhe frika me e madhe deri sot ishte denimi i pa drejt per djalin tone.
Por qe nga seancen e fundit kemi nje frike akoma me te madhe. Sadetini tha keto fjale drejte gjykatesave:
“Ja arriten qellimit,
Me vrane gruan, me moren femijet, mi bene armiq e mi kthyen kunder
Biznesin ma cuan ne faliment e mua me denojn perjet..
Duan te ma marrin dhe frymen…
Por kjo ska rendesi se ma marrin ata apo do ja marr une vehtes kete fryme qe me ka mbet ..nese drejtesia nuk shkon ne vend.
Dhe nuk me japin pafajesine sepse jam i pafajshem, dua vetem drejtesi”
KUSH MBAN PERGJEGJESI NESE AI BEN XHESTIN EKSTREM QE THA…???!!!
Se ai mund dhe ta beje nje gje te tille nqs nuk i japin pafajsine..
A mendoi kush per gjendjen e tij psikologjike??!!
Apo vec ta akuzonin?!
A mendoi kush qe ti kthejne femijet kunder…
Atij baba, qe per tre muaj fjeti ne fugon te parkuar ne oborrin e spitalit per ti ndenjur Sueles, gruas se tij te ndjere afer dhe femijes se tyre te pare.
A mendon kush qe ai sdo ti behet barre babait te tij 80 vjecar e te mvaret prej tij per ti cuar dhe buken…
AI PARALAJMEROI
DREJTESIN DHE AUTORITETET SHQIPTARE
Audion e seances do e publikojm se shpejti
Kujtojme se Fatjon Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula, ngjarje e cila tronditi përpara 3 vitesh Shkodrën.
Në provat kundër tij përfshihet edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës në të cilin dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.
Nga kjo rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrtee biznesit të tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)