Pasi shëtitën gjithë ‘’botën”, Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë rikthyer në bazë. Ata qëndruan përreth 25 ditë në Amsterdam, Tajlandë dhe Turqi duke u argëtuar pafunddhe duke ndarë momente mjaft të bukura me ndjekësit e tyre.
Nga një ndryshim fillestar në pamje, ku pas dasme Orinda u shfaq me flokët e kuq, tashmë moderatorja rikthehet në orgjinë, te flokët bjonde.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me flokë më të shkurtuara duke u rikthyer bionde. Ajo duket më në formë se kurrë, mesa duket muaji i mjaltit i ka bërë vërtet mirë.
Nga fillimi i shtatorit të dy ata i pret një sezon i gjatë televiziv. Sigurisht që dasma dhe muaji i mjaltit do të mbeten të paharrueshme për ta.
(E.K/SHUPLAKA)