Një qytetar rrezikon të humbasë leje qëndrimin në Islandë, ku jeton prej vitesh bashkë me familjen e tij, për shkak të një problemi me sistemin e gjendjes civile në Shqipëri. Genart Cena, baba i dy fëmijëve, prej 9 ditësh nuk arrin të regjistrojë në zyrat e Gjendjes Civile në Fushë-Krujë fëmijën e tij, për shkak të problemeve që ka sistemi.