Një banor në Korçë është vënë në prangat e policisë lokale, për shkak të dhunës që ushtronte ndaj nënës së tij.
I identifikuar si Enver Lake 30 vjeç, akuzohet se ka rrahur nënën e tij, shtetasen me iniciale L. L. 57 vjeçe.
Policia kreu arrestimin, ndërkohë që materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë.
Detaje të Policisë së Korçës:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Enver Lake, 30 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.05.2017 ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases L.L, 57 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)