Rritet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se pas transportimit në gjendje të rëndë mbrëmjen e djeshme në spital ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Vilson Cara.
Sipas burimeve, Cara festonte ditëlindjen e tij të 24-të ditën e sotme, gjë e cila ka qenë edhe arsyeja e daljes me makinë mbrëmjen e djeshme për të festuar nga të rinjtë.
Kujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në të dalë të Kavajës, kur një mjet tip “Benz” me targa AA615VO ka goditur një këmbësore së bashku me dy vajzat e saj. Gruaja e identifikuar si Lumturie Demrozi 48 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërkohë që po ashtu pas pamundësisë për të kontrolluar mjetin për shkak të lagështirës, “Benzi” është përplasur me një tabelë karburanti ndërsa ka humbur jetën një nga pasagjerët.(Lexo edhe këtu)
Bëhët me dije se në automjet udhëtonin tre veta përfshirë pasagjerin Gentjan Belba 23 vjeç i cili ndërroi jetë në vendngjarje pas përplasjes mbrëmjen e djeshme.
Po ashtu të plagosura në vendngjarje kanë mbetur edhe vajzat e 48 vjeçares Dremozi, XH. D 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe të cilat raportohet të ndodhen në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut.