Sali Berisha foli sot në foltoren e parlamentit për rritjen e rrogave të gjyqtarëve. Për Berishën kjo është një përpjekje e mazhorancës për të blerë gjyqësorin.
Sipas tij qeveria nuk njeh shtet por vetëm interesa mafioze. Ish-kryeministri i quajti deputetët e mazhorancës si figurina të Edi Ramës që bëjnë vetëm se çfarë u thotë ai.
Sali Berisha: Çdo përpjekje e juaja për pensionistët është kulmi i hipokrizisë ju votuat rritjen e rrogave të deputetëve me 3 milionë e 800 mijë lekë. Ju autorizuat të marrë nga djersa e mundit të shqiptarëve as saç marrin në muaj 38 pensiontë. Nuk ekzistojnë në kohë raporte të tilla në sektorin publik të shprorporcionuara. Por në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë Gjyjkatën Kushtetuese krusot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që e shkelmon atë aq sa s’është shkelmuar në 30 vite. Në një akt absurd të hapur korruptiv kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7 dhe 8 milionë. Ju rikutoj se gjykatësi më i fuqishëm i botës i Gjykatës Supreme të SHBA. Ka në spektrin të shqyrtmit çështje kushtetuese. Presidenti i kësaj gjykate ka rrogën 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA ka një rrogë 400 mijë diollarë. Kurse ju bleni gjykatësit me dyfishin e rrogës së presidentit të republikës. Nuk njohin shtet por vetëm interesa pazaresh dhe mafie. Si mund të flisni ju pensionistë kur i jepni një gjykatës që ska qenë kurrë gjykatës aq sa çdo marrin 80 pensionistë në muaj. Ju jeni vetëm figurina Ramës”, u shpreh Berisha.
Berisha pati kritka edhe ndaj Kryetares së Kuvendit, pasi ajo iu mohon të drejtën deputetëve të opozitës për procedurë. Sipas kreut të Rithemelimit, që deputetëve t’iu mohoet e drejta për të folur ndodh vetëm në Korenë e Veriut dhe kjo e bën parlamentin e Shqipërisë jofunksional dhe mafioz.
Sali Berisha: “Shkelësja më e madhe e rregullores është kryetarja e parlamentit. Kryeni një akt të rëndë anti-ligjorë. Nuk ka sallë parlamenti në botë përveç në Koren e Veriut në të cilën deputetit i hiqet e drejta për procedurë. Je e vetmja që i mohon deputetëve të drejtën e procedurës, të drejtën e shpjegimit të votës. Ti përfiton nga një rrethanë, nëse opozita merret me ty, do lehtësonte padronin tënd. Do bënte një verprim jorentabël. Ti zbaton urdhrat verbërisht të Edi Ramës. E bën parlamentin mafioz, jofunskiuonal”, tha Berisha.