Ditën e djeshme një grup deputetësh dhe ish-politikanësh ishin të ftuar në ‘’Top Show” për të folur në lidhje me veshjet e zyrtarëve në Kuvend dhe jo vetëm. Mes tyre ishin dhe Ervin Salianji dhe Lajla Përnaska.
Përnaska mes të tjerave u shpreh se: “Shumica e deputeteve në parlamentin shqiptar bëjnë parada me veshje, janë Barbie Doll dhe kanë ngatërruar institucion.”
Nga ana tjetër Salianji u kundërpëgjigj duke thënë se deputetët nuk e kanë rrogën e ulët, dhe kjo ua lejon që të vishen dhe kujdesen mirë për veten e tyre.
“Padiskutim që unë kujdesem për veshjen, dhe kjo është pjesë e komunikimit tim me publikun. Ne hyjmë në shtëpitë e tyre, dhe na shohin dhe na vlerësojnë gjatë gjithë kohës edhe për faktin sesi ne vishemi apo kujdesemi për veten.
Ne duhet që tejkalojmë fazën ku një pjesë e madhe që rrinë në ‘’Facebook” gjykojnë veshjen e personave të tjerë. Kjo është tashmë e tejkaluar”, u shpreh Salianji.
Në këtë moment ndërhyn dhe ish-politikania Lajla Përnaska e cila i thotë se askush nuk e respekton Kodin. ‘Nuk mund të shkosh me rroba banje”, thotë ajo.
‘’Të mos jemi hipokritë, deputetët nuk kanë një rrohëtë ulët. Një pjesë e madhe e politikanëve kanë mundësi dhe shiten si ata që nuk janë, duke bërë sit ë varfër”, u shpreh më tej Salianji.
(E.K/FAXWEB)