11:30 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrugëtimi i infermierëve shqiptarë drejt pagave me mijëra euro

15:10 | 18/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrugëtimi i infermierëve shqiptarë drejt pagave me mijëra euro

Është i lartë numri i infermierëve shqiptarë që kanë lënë vendin e punës për t’u larguar drejt shtetit gjerman. Pas një pune 1-vjeçare me kurset e gjuhës, të cilat janë ofruar totalisht falas, dhe pas një sërë testesh të tjera, infermierëve iu është siguruar puna në spitale e klinika në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Ajo çfarë është konsideruar si shqetësuese për vendin tonë është ikja e infermierëve me eksperiencë, duke lënë kështu zbuluar shërbimet. Por, cila është rruga që ndjekin infermierët nga kurset e gjuhës e deri te vendi i punës? Është shumë e thjeshtë. Gjithçka është menduar dhe organizuar deri në detaj. Pas përfundimit të kursit të gjuhës, caktohet një datë takimi në Ambasadën Gjermane në Tiranë për të marrë vizën. Në Ambasadën Gjermane në Tiranë është hapur një sportel i posaçëm për infermierët që aplikojnë për punë. Viza del brenda dy javësh. Në momentin që merret viza, organizohet udhëtimi për në Gjermani. Në javën e parë të mbërritjes, duhet të japësh provimin e licencës (lejes se ushtrimit te profesionit). Kjo është diçka shumë e rëndësishme, sepse pa këtë nuk ke të drejtë të punosh si infermier, por vetëm si ndihmës ose asistent. Udhëtimi gjithashtu është i organizuar dhe financiarisht i mbuluar. Në bashkëpunim caktohet një datë për udhëtimin. Bileta dhe hoteli ku do të akomodohesh gjatë javës që do japësh provimin, paguhen nga kompania. Fluturimi bëhet ditën e shtunë ose të diel. Edhe tarifa e provimit gjithashtu. Infermierët nuk paguajnë për këto. Çdo gjë është e organizuar. Udhëton bashkë me një grup tjetër studentësh, diku 14-16 studentë. Provimi ka 4 pjesë: pjesa e praktikës, psikologjia, pjesa e testimit nga infermieri dhe e fundit testimi nga mjeku. Në aeroport të pret një përfaqësues nga kompania, i cili të shoqëron në hotelin ku do të akomodohesh për një javë. Ky përfaqësues qëndron me infermierët për gjithë javën në hotel dhe ndihmon për të gjitha gjërat e nevojshme. Pasi kalon me sukses provimin, prezantohesh me klinikën ku do të fillosh punë. Shtëpia të cilën në fillim e paguante klinika, pastaj e paguan vetë infermieri. Klinikën ku do të punosh, infermierët tregojnë se e njohin paraprakisht sepse zhvillojnë intervista, ku dhe firmosin kontratën e punës. Pagat janë shumë të kënaqshme, çdo 6 muaj ke rritje rroge. Pastaj paguhesh në varësi të pozicionit të punës që ti ke. Pagat shkojnë më shumë se 3000€ bruto./shendeti.com

(F.M/Faxweb)

Etiketa: gjermaniinfermierepaga
Pas

DENONCIMI/ QSUT fik kaldajat, pacientët ngrohen me rezistenca elektrike (FOTO)

Para

Iria Preza për “Fax News”: Kemi një shpërthim epidemik të fruthit

Para
Iria Preza për “Fax News”: Kemi një shpërthim epidemik të fruthit

Iria Preza për "Fax News": Kemi një shpërthim epidemik të fruthit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.