Debati për zgjdhjen e Presidentit të ri është vendosur sot në drejtim të qytetit të Fierit. I pranishëm në një takim me banorë të zonës së Levanit për të shpërndarë lejet e legalizimit kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi është shprehur dhe në lidhje me zhvillimet politike.
Duke u ndalur te politikanët Ruçi i ka quajtur ata tellallë, ku nuk ka munguar të përfshijë as veten. Ai u shpreh se duke e përqëndruar vëmendjen te retorika politike mbeten në hije problemet reale t5ë njerëzve.
“Juve në televizor po ndiqni përditë tellallët, që nga unë i pari, që po dëgjoni, do zgjidhet presidenti, nuk do zgjidhet Presidenti, do ketë zgjedhje nuk do ketë zgjedhje, do ketë qeveri, nuk do ketë qeveri.
Pra siç e kam thënë dhe herë tjetër, edhe Presidenti do të zgjidhet, edhe zgjedhje do të ketë, edhe krizë nuk do të ketë, edhe destabilitet nuk do të ketë dhe se po të duan tellallët nuk do i lini ju, se Zot është Populli. Ne tellallëve na rreh mendja tek këto pyetjet.
E kuptoni sa kot jemi ne? Jo ore, do bëheni pronarë të këtyre pronave që keni apo jo? Se për këto keni ardhur këto, jo për të më marrë mua. Sic po merrni legalizimit, do merrni dhe tokën.
Ne tellalleve na rreh mendja tek politika ndërsa juve tek problemet e përditshme. Por data 18 Qershor nuk është e tellalleve, politikanëve, por e juaja qe do vendosni me votë ne zgjedhje, ju do te zgjidhni jo për politikanet por per zgjidhjen e problemeve tuaja’’, u shpreh Ruçi. (E.K/SHUPLAKA)