Është i njëjti skenar i të gjitha seancave të fundit, Lulzim Basha kreu i PD-së ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa seanca është mbyllur për 10 minuta.
Po nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve, teksa Ruçi ka replikuar me doktor Berishën nga vendi, dhe ka cilësuar si profesoreshë nga Tepelena Albana Vokshin.
Teksa kreu i Kuvendit ishte duke folur, Berisha ndërhyn nga vendi me një fjalë që nuk dëgjohet, meç duket në anglisht, gjë që ia ka vrarë veshin edhe Ruçit.
Ruçi: Doktor unë nuk di anglisht, po mesa duket profesoresha nga Tepelena nuk ja u ka mësuar si duhet (I referohet deputetes Albana Vokshi)
(E.K/FAXWEB.AL)