07:10 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ruçi pret Haradinajn: Nuk ka asnjë gjë që na ndan, thellim i marrëdhënieve në të gjitha fushat

18:18 | 27/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ruçi pret Haradinajn: Nuk ka asnjë gjë që na ndan, thellim i marrëdhënieve në të gjitha fushat

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ruçi i uroi mirëseardhjen dhe e përgëzoi Haradinaj për besimin e marrë në Kuvendin E kosovës për të qeverisur vendin.

“Është kënaqësi e veçantë t’ju mirëpres në Kuvendin e Shqipërisë dhe është mjaft domethënës fakti që vizitën tuaj të parë si Kryeministër e zhvilloni në Shqipëri dhe me autoritetet shqiptare. Ne i kemi ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet në Kosovë dhe më lejoni t’ju përgëzoj për besimin që morët në parlament dhe ju uroj suksese në detyrën tuaj si Kryeministër”,  tha Ruçi.

Kryetari I Kuvenedit tha gjithashtu se mes dy vendve ka vetëm gjëra që i bashkojnë. Ai tha se se mes dy vendeve ka një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe në këtë kuadër do të vijojë akoma më shumë puna për të thelluar dhe intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat, por kryesisht mes dy parlamenteve.

“Mes nesh dhe jush nuk ka asnjë gjë që na ndan përveçse shumë gjera që na bashkojnë. Në këtë kuadër ne duhet të bëjmë akoma më shumë për të thelluar dhe intensifikuar marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, por kryesisht mes dy parlamenteve tona”, tha Kryetari i Kuvendit.

Ruçi gjithashtu theksoi se Tirana zyrtare ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja më e madhe e shtetit të Kosovës në aspektin e njohjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe të aderimit në organizmat ndërkombëtare, në të cilat ende nuk është bërë pjesë.

“Kosova tashmë është një realitet i pranuar nga shumë shtete evropiane dhe botërore dhe kam besim që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve për proceset integruese do të vijojë ngushtësisht”, tha Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

Ndërsa kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, falenderoi Ruçin për mikpritjen dhe dhe i uroi suksese në detyrën e e rëndësishme të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke shtuar se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës ka qenë e pandërprerë dhe bashkëpunimi në proceset integruese do të vijojë.

“Më lejoni t’ju uroj suksese për detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Parlamentit. Kosova e ka ndjerë historikisht dorën e Shqipërisë në çdo hap të ecurisë tonë, ashtu si edhe në këto kohë ku keni qenë zëri dhe mbështetja jonë në aspektin ndërkombëtar. Ne duhet të jemi sa më të lidhur bashkë për të ecur së bashku në rrugën e zhvillimit dhe integrimit, në familjen e madhe evropiane”, – tha  Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ftoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Rucci për një vizitë zyrtare në Kosovë. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: gramoz ruci
Pas

Gjermania dëbon 150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova, rikthehen në të njëjtin avion

Para

Uragani “Maria” goditi vendlindjen e tij, Ricky Martin në merak: Nuk po arrij dot të lidhem me vëllain, s’e dimë ku është (VIDEO)

Para
Uragani “Maria” goditi vendlindjen e tij, Ricky Martin në merak: Nuk po arrij dot të lidhem me vëllain, s’e dimë ku është (VIDEO)

Uragani "Maria" goditi vendlindjen e tij, Ricky Martin në merak: Nuk po arrij dot të lidhem me vëllain, s’e dimë ku është (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.