Sot në datën 4 korrik Edi Rama feston ditëlindjen e tij dhe mbush 53 vjeç. Por edhe aktorja Rudina Dembacaj feston sot 30-vjetorin e lindjes, por siç ia do zakoni, ajo ka vendosur të bëjë batuta lidhur me këtë fakt.
Aktorja Dembacaj ka uruar Ramën në rrjetet sociale ku është shprehur: Zoti kryeministër, gëzuar ditëlindjen: ty, mua, Amerikës… Tom Cruisei pastë faqen e zezë që s’na ftoi një herë për një gotë verë!”. Këtë urim ajo e ka bërë nëpërmjet një video-je të publikuar në rrjetet sociale.
Por po sot feston dhe Amerika e për çudi edhe aktori i njohur Tom Cruise ditëlindjen dhe kjo ka shtyrë aktoren t’i bëjë “thirrje”Ramës që pse nuk i ftoi për një gotë aktori i njohur. Aktorja në postimin e saj ka bërë tag edhe kryeministrin Rama.
Sjellim në vëmendje që aktorja është shumë e njohur edhe për rolin e saj si Jozefina Topalli në show-in “Al Pazar”. Së fundmi ajo është duke drejtuar shown “Mos i fol shoferit”. (J.V/Shuplaka)