22:30 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rumania zgjedh Europën. Humb presidencialet kandidati i ekstremit të djathtë

15:13 | 19/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rumania zgjedh Europën. Humb presidencialet kandidati i ekstremit të djathtë

Aleatët europianë të Rumanisë, por edhe bursat, morën frymë lirisht këtë të hënë, pasi centristi Nicusor Dan fitoi zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit euoroskeptik të së djathtës ekstreme, George Simion.

Dan, një matematicien 55-vjeçar me zë të butë dhe kryebashkiak i Bukureshtit siguroi 54% të votave përballë Simion, një adhures i flaktë i Trumpit që bëri fushatë me sloganin, “Ta bëjmë Rumaninë madhështore sërish”. Performanca e tij e fortë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe pozitat e forta në sondazhe kishin alarmuar aleatët dhe investitorët.

Të hënën, monedha rumune Lei u rrit me 1 përqind pas një tkurrje prej 3 përqind gjatë këtij muaji. Dan ka bërë fushatë për t’i dhënë fund korrupsionit, për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, ku Rumania ka luajtur një rol të rëndësishëm strategjik dhe për të mbajtur vendin brenda rrymës europiane.

“Është fitorja juaj, e dini. Është fitorja e mijëra njerëzve që bënë fushatë këto ditë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë në drejtimin e duhur. Mos harroni kurrë forcën që keni treguar këto javë sepse së bashku kemi gjëra që duhet t’i kalojmë”, tha Dan.

Ndryshe prej tij, nacionalisti 38-vjeçar Simion ishte kritik i zëshëm i lidershipit të BE dhe kundërshtonte ndihmën ushtarake në Ukrainë. Qëndrimi i tij i fortë para balotazhit të së dielës kishte shkaktuar rrëzimin e qeverisë properëndimore të koalicionit. Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, ishte ndër të parat që uroi Dan duke theksuar faktin se populli rumun kishte zgjedhur rrugën e një Rumanie të hapur dhe me prosperitet, në një Europë të fuqishme.

Gjithashtu, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha se e mirëpriste bashkëpunimin me Dan. Ndërsa Presidentja e Moldavisë fqinje, Maia Sandu, e cilësoi rezultatin një hap të rëndësishëm përpara për vlerat demokratike.

Pas

Aksident në aksin Fier-Patos/Automjeti përplaset me autobusin e linjës, drejtuesi përfundon në spital

Para

Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

Para
Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.