Belgjika e ka hipotekuar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G, pasi ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-2 Tunizinë, duke i ndërprerë të gjitha shpresat për një kualifikim për në raundin tjetër.
Një skuadër e kompletuar edhe e etur për të ecur përpara, pasi është e skuadra e dytë që ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e parë në grup. Përfaqësuesja afrikane e mbylli këtu aventurën e saj, teksa ndeshjen e parë e humbi ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.
Duhet thënë se Tunizia ndaj Belgjikës zhvilloi një lojë interesante, duke krijuar edhe disa aksione, por nuk kanë mjaftuar për ti bërë ballë sulmit dhe mbrojtjes belge.
Belgjika e hapi serinë e golave në minutën e pestë, pas një akordimi të një 11-metërshi nga ana e arbitrit kryesor, por pa ndërhyrjen e sistemi VAR, teksa Eden Hazard nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë.
Nuk kaluan shumë minuta dhe sulmuesi i Manchester United dyfishoi rezultatin pas një asis të shërbyer nga Mertens dhe Lukaku tundi rrjetën me lehtësi.
Ndërkohë, vetëm pas dy minutash, afrikanët udhëhoqën nga sulm të mirëfilltë, teksa ngushtuan disi rezultatin në 2-1.
Në minutat e fundit të fraksionit të parë, kombëtarja evropiane kërkonte që të thellonte shifrat, por ka qenë përsëri Lukaku me klas që shënoi të tretin për belgët.
Fraksioni i pjesës së dytë ka folur përsëri për të besuarit e trajnerit Roberto Martinës, pasi në minutën e 51’ Hazard shënoi të katërtin për Belgjikën dhe të dytin personal. Gjithashtu ata kërkuan që të shënonin më shumë gola, por mbrojtja tuniziane u kthye në një ferrë për futbollistët belgë, edhe pse ishin të dorëzuar, por më në fund edhe Batshuayi shënoi të pestin, ndërsa edhe Khazri shënon të dytin për Tunizinë, por pa vlerë tashmë.
Edhe Tunizia ka certefikuar eliminimin që në ndeshjen e dytë në grup, pasi dalja në turin tjetër mbetet tabu për përfaqësuesen afrikane të Kontinentit të Zi.
Ndërsa, Belgjika vijon rrugën për në turin tjetër me kokën lart dhe me një ekipi të kompletuar në të gjitha repartet.