Që Erion Veliaj ose i vetëshpalluri Lali Eri e ka me shumë qejf që të dalë në media, këtë tashmë e di i madh dhe i vogël në Tiranë dhe jo vetëm.
Po nuk është aq transparent sa duket Lali Eri. Kjo pasi sot na ka fshehur detaje të rëndësishme nga nata e djeshme ku ka festuar ditëlindjen e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë sot 38 vite. Mësohet se Veliaj me një grup miqsh të tij të afërt e ka festuar ditëlindjen në një nga lokalet e ‘’Bllokut” në kryeqytet. Mesa duket Veliaj ka qenë i kujdesshëm që të mos lejojë as miqtë e tij që të postojnë foto nga festa.
Pra Lali Eri e ka mendjen veç te puna, festat personale nuk janë objekt publik për të gjithë njerëzit që e ndjekin atë , në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Kohët e fundit ai është parë në ‘’Pole-position” sa i përket zëvendësimit të Ramës në krye të PS-së, edhe pse ai vetë në një intervistë për ‘’The Economist” u shpreh se mendjen hëpërhë e ka te mandate i dytë në Bashkinë e Tiranës. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veç urimit që Veliajt t’i plotësohen të gjitha dëshirat.
(E.K/FAXWEB)