Një video ku shihet Viktor Tushaj duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjalit, kryeplakut të dhunuar në Lezhë është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…’’, shkruan Tahiri.
E gjitha kjo ka ndodhur gjatë vizitës së ish-kreut të LSI-së Meta në familjen e kryeplakut të dhunuar.
Nuk dihet se çfarë përmban zarfi po sipas Tahirit në rastin konkret janë imazhet ato që flasin. Nga ana tjetër kujtojmë se Gjovalin Gjali u rrah barebarisht nga persona të paidentifikuar në Lezhë.
(E.K/SHUPLAKA)