20:13 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sali Berisha iu shtrin dorën socialistëve: Fundi është shumë i afërt! (VIDEO)

11:31 | 22/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sali Berisha iu shtrin dorën socialistëve: Fundi është shumë i afërt! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka vizituar ekspozitën e Avni Delvinës në Muzeun Historik Kombëtar, ka komentuar dhe situatën politike në vend. Berisha iu kërkoi ndihmë socialistëve për rrëzimin e Edi Ramës, pasi tha se fundi i tij mund të sjellë revolta, për shkak të mllefit të madh të qytetarëve.

“Unë dënoj gjendjen e mjeruar të pikturës shqiptare, siç e shihni nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, po nuk guxon të hapen ekspozita të piktorëve, pasi zhgarravitësi nuk kërkon që të konkurohet, me deformimin që i ka bërë artit. 

Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.

Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 kundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktatorit që të mos nënvlerësojë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.

Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh më tej se ai nuk kërkon të marrë asnjë pushtet me dhunë dhe se ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që mbante.

“Unë nuk kërkoj më pushtet, Edi Rama është një kufomë politike, pasi do ta përzënë në një mënyrë të paimagjinueshme”, u shpreh më tej Berisha.

‘’Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, Edi Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, që aty mori atributet e saj”, tha më tej ish-kryeministri, ndërsa nuk pranoi të komentonte faktin se disa deputetë të PD-së mbajtën mandatin e tyre.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: berishaSali Berisha
Pas

Bllokohen dhe vidhen pasaportat e emigrantëve, situata e paprecedentë me Ministrinë e Jashtme

Para

VIDEO/ A po kërkon të marrë pushtetin me dhunë?! Si përgjigjet Berisha (Një koment dhe për ata që nuk dogjën mandatin)

Para
Heqja e truprojeve të Sali Berishës, Garda jep sqarimin zyrtar

VIDEO/ A po kërkon të marrë pushtetin me dhunë?! Si përgjigjet Berisha (Një koment dhe për ata që nuk dogjën mandatin)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

U plagos mëngjesin e së dielës dhe po lufton për jetën, hetuesit italianë dyshojnë për pritë ndaj ish-policit shqiptar: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Silvinjo heq një lojtar nga tribuna, trajneri brazilian zbulon vendimin e fundit te Kombëtarja

Turistja spanjolle pëson dëmtime në kokë në plazhin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë

FOTO/ Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles: Arrestoni menjëherë njerëzit me maska!

Shkodër – Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu një 57-vjeçar në Postribë

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Një aeroplan i vogël rrëzohet në det në San Diego, operacione kërkimi për gjashtë personat e zhdukur

Arrestimi i ish-policit në Serbi, reagon ministrja e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për lirimin e shpejtë të tij!

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.