Përfundon samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Kryeministri Rama ja mbajtur nje konferencën për mediat me homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen. Gjate fjales se tij Rama tha se “për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë. Dita ka qenë e frytshme, patëm një ssërë tryezash të rrumbullakta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot”.
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, në një konferencë me kryeministrin Rama, tha: “ka qenë mikpritje shumë të ngrohtë këtu në Shqipëri. Ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur kemi shtete që nuk janë anëtare në BE. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt, Rusia është kërcënim i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Riarmatimi duhet të jetë prioriteti nr 1 i yni. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte por s’kemi parë sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës. Konkurrueshmëria e kompanive tona është e rëndësishme dhe ne duhet t’i japim fund karburanteve, gazit e hidrokarbureve nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentëve që klientët në Evropë të kenë energji me kosto të ulët. Çështje tjetër është emigracioni, në pjesën tjetër ka qenë thuajse i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta. Keni bërë punë vërtet të mirë “, tha ajo.