Një shqiptar 52-vjeçar është kapur në Itali me 1 kilogramë kokainë të pastër. Karabinierët e Bagnolo Mellas në provincën e Breshias kanë arrestuar në flagrancë, duke shitur kokainë, një shqiptar 52-vjeçar, i papunë dhe me precedentë.
Shqiptari ishte i njohur për kronikën dhe karabinierët e stacionit lokal për krimet e shfrytëzimit të prostitucionit, shitje kokaine, dëmtim personi dhe mbajtje armësh në vende publike, të gjitha të kryera në fillim të viteve 2000 që i sollën një dënim prej dhjetë vjetësh, vendosur përfundimisht më 2007.
Pasi u lirua nga burgu ai u kthye per të jetuar në Bagnolo Mella. 4 ditë më parë karabinierët i shkuan në shtëpi, ku gjetën 1 kilogramë kokainë të pastër, 16500 euro dhe një pistoletë. Kokaina ishte e pandarë në doza dhe në rrugë do të shitej për mbi 100 mijë euro.
Ai u arrestua menjëherë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.
(J.V/Faxweb)