Ai ndodhet kudo, e kemi thënë këtë ne! Sa në njërin ekran të televiziorit dhe sa në tjetrin.
Sa në një inagurim dhe sa në një riinagurim, mirëpo kaq larg s’do na kishte shkuar mendja se do shkonte. E kemi fjalën për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Së fundi, vetë ai, meqë ka preferuar të flasë në vetën e parë, ka shkuar edhe ka hapur qeset e plehrave për të gjetur biznesin ndotës të mjedisit.
“E dashur Kafe … te Myslym Shyri. Të lutem kupto që jemi kail dhe t’i hapim qeset e plehrave hedhur rreze pemëve për të zbuluar kush i hedh! Sot fituat një gjobë dhe humbet disa klientë. Askush nuk do ta pijë kafen në ambient të bukur, por me sjellje të shëmtuar”, shkruan Veliaj në Instagramin e tij.
Sigurisht që në i jemiu referuar mënyrës sesi Veliaj është shprehur pasi gjasat janë që fotot të jenë shkrepur edhe nga ndonjë inspektore higjene, dhe Veliaj të ketë marrë meritën.
(E.K/FAXWEB)