Dasma e tyre u përfol shumë në media, por aq shumë po flitet edhe për muajin e mjaltit të Orida Hutës dhe Turjan Hyskës.
Çifti ka zgjedhur Tajlandën për të kaluar muajin e tyre të mjaltit, pothuajse gjatë gjithë kohës ata janë duke postuar fotografi nga pushime.
Në një nga foto që këngëtarja ka postuar ka qenë shkaku që Turit i ka ardhur në majë të hundës me maninë e vajzave për fotot.
“Te gjithe( perfshire mua) kemi qene kurioz pse sdalin dhe vet ne foto çunat qe shkrepin keto lloj fotosh! Se u iken zari, nuk u vjen më per plazh me aq sa lodhen!”, i komenton Turi Orindës.
Kujtojmë që ikënisja e udhëtimeve të tyre ka qenë Amsterdami, për të shkuar më pas drejt Tajlandës. Ndërkohë pëpara se të kthehen në Shqipëri, çifti do e bëjë ndalesën e fundit në Turqi. (S.SH/Shuplaka)