17:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen 47 çanta me mbi 1 ton drogë në Karaburun, do trafikoheshin në Itali (FOTOT/DETAJE)

09:28 | 19/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 47 çanta me mbi 1 ton drogë në Karaburun, do trafikoheshin në Itali (FOTOT/DETAJE)

Një sasi e madhe droge është gjetur dhe sekuestruar në Gjirin e Bristanit në Karaburun. Si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Vlorë me Delta Force dhe Guardia di Finanza u sekuestruan plot 1 ton e 283 kilogramë drogë.

Burime të policisë bëjnë të ditur se sasia e madhe e drogës ishte gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Po vijojnë kontrollet e ushtruara nga toka dhe deti, si dhe puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia ka realizuar Operacionin antidrogë të koduar “MEGA” ! Sekuestrohen 1 Ton e 283 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun!

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit” Karaburun, në tentativë për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1385″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: drogekaraburunsekuestrimvlore
Pas

“Mizat e m*tit do zukasin sa kohë të ketë pleh në vend të qeverisë, ato janë tashmë një zakon”

Para

Si u gjetën dhe sekuestruan 47 çantat me drogë në Karaburun, fshehur e braktisur nga trafikantët

Para
Si u gjetën dhe sekuestruan 47 çantat me drogë në Karaburun, fshehur e braktisur nga trafikantët

Si u gjetën dhe sekuestruan 47 çantat me drogë në Karaburun, fshehur e braktisur nga trafikantët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria Speciale shpall në kërkim ndërkombëtar Milan Radojiçiç për sulmin në Banjskë

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Avionat iranian zbarkojn në Oman/ A po arratiset presidenti?

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.