Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 56 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa.
Të arrestuartit janë: Astrit Zekaj, 32 vjeç, Erjon Zekaj 23vjeç, të dy nga Shkodra dhe Emiliano Hisa, 23 vjeç, nga Kopliku.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilin ata lëviznin, u gjetën në sediljen e pasme 4 qese me kanabis me peshë rreth 56 kg.
Sipas “Kurir”, operacioni u zhvilluar në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare, e cila i përcolli informacione kolegëve malazezë për veprimtarinë e të arrestuarve, të cilët sipas informacioneve, nuk transportonin për herë të parë lëndë narkotike drejt Malit të Zi.