Një sasi prej 60 kilogramë lëndë narkotike marijuanë është gjetur brenda një mjeti të braktisur. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në kilometrin e 72 në Patra të Athinës.
Mjeti me sasinë e drogës ishte braktisur nga dy shqiptarët pasi kishte pësuar defekt. Policia greke vuri në pranga një 32-vjeçar shqiptar që dyshohet se ka ndihmuar dy trafikantët shqiptarë, të moshave 26 dhe 25 vjeç.
32-vjeçari u arrestua në Shën Theodhor të Korinthit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të rinjtë e tjerë shqiptarë që transportonin lëndën narkotike me mjetin që vinte nga kufiri me Shqipërinë. (XH.A/SHUPLAKA)