Pak orë pas shkarkimit të tij nga ana e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Aurel Voda ka kërkuar ndjesë publike, për gjuhën e përdorur prej tij në qëndrime të ndryshme në rrjetet sociale.
Voda shprehet se ai ka 6 vite që punon në këtë institucion, dhe megjithë audited e shumta që i janë bërë, nuk i është gjetur asnjë shkelje, ndërsa shton se pasuria e tij e vetme është 1 e katërta e një apartamenti në Durrës, ku jeton së bashku me familjen e tij prej 7 anëtarësh.
”Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”, mbyll Voda fjalën e tij, duke iu referuar dhe partisë socialiste, imazhin e së cilës mund ta ketë lëkundur sadopak.
Postimi i plotë i Vodës:
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Prej disa ditësh me radhë Aurel Voda kishte nisur një seri sulmesh me fjalor banal në drejtim të presidentit francez Macron, pas vendimit për të mos hapur negociatat, dhe më pas edhe në drejtim të mediave në vend.
(E.K/Faxweb.al)