11:20 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shau Ramën dhe lavdëroi Blushin”, reagon policia: Fyeu kryeministrin, thjesht u këshillua

14:56 | 26/12/2016
në Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
“Shau Ramën dhe lavdëroi Blushin”, reagon policia: Fyeu kryeministrin, thjesht u këshillua

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit që thuhet të ketë ndodhur tri ditë më parë në qytetin e Korçës, ku qytetari Niko Dinko u ankua për dhunimin nga policia dhe garda. Në një reagim për një portal online të përditshëm, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, sqaroi se qytetari nuk është dhunuar por thjesht është këshilluar.

“Nisur nga disa shkrime te publikuara në portalet online, ku pretendohet se një qytetar në qytetin e Korçës, është dhunuar e goditur në automjetin e Policisë nga Shefi i Seksionit të Rendit, në Komisariatin e Policisë Korçë, Mariglen Jaçellari, ju informojmë se:

Më datë 24.12.2016, rreth orës 13:20, gjatë vizitës që Kryeministri ka kryer pranë “Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar” në qytetin e Korçës, një qytetar konkretisht shtetasi Niko Ndini nga ana tjetër e rrugës, (në trotuar) filloi të bërtasë e të përdorë fjalë fyese në drejtim të Kryeministrit, duke u bërë shqetësim për pjesëmarrësit e tjerë.

Në këtë moment, drejt qytetarit janë afruar shërbimet e Policisë dhe shoqëruesit e Kryeministrit të cilët e kanë këshilluar qytetarin, që të mos vijonte me këtë sjellje e të mos bërtiste.

Theksojmë se ky shtetas nuk është dhunuar nga asnjë punonjës Policie dhe as nuk është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë.

Ky reagim i policisë vjen pas denoncimit të qytetarit 53-vjeçar, ka treguar se kur pa kryeministrin Rama që po shkonte në drejtim të Muzeut të Artit Mesjetar, iu afrua dhe i foli kundër qeverisjes së tij e pro qëndrimit të Blushit. Qytetari Dinko është shprehur se pas kësaj u dhunua nga efektivët brenda automjetit të policisë. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramareagim
Pas

Plagosi policinë gjatë grabitjes në Lezhë, lihet në burg 20-vjeçari Aldi Lleshaj

Para

Karabeci pushime romantike me të dashurën në Selanik (FOTO)

Para
Karabeci i dashuruar, njihuni me të dashurën e tij seksi dhe misterioze (FOTO)

Karabeci pushime romantike me të dashurën në Selanik (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.