09:53 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA, akuza penale shtetasve rusë për torturimin e një amerikani në Ukrainë

19:31 | 06/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA, akuza penale shtetasve rusë për torturimin e një amerikani në Ukrainë

UASHINGTON – Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën se ka ngritur padi ndaj katër ushtarakëve rusë me akuza për rrëmbimin dhe torturimin e një amerikani gjatë sulmit në Ukrainë. Kjo është padia e parë e këtij lloji.

Çelet kështu për herë të parë një proces gjyqësor ndaj shtetasve rusë në lidhje me mizoritë gjatë luftës në Ukrainë dhe kjo është gjithashtu çështja e parë gjyqësore për viktimizimin e një shtetasi amerikan, thanë zyrtarët.

“Departamenti i Drejtësisë dhe populli amerikan kanë një kujtesë të gjatë”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ndërsa njoftonte padinë. “Nuk do t’i harrojmë mizoritë në Ukrainë. Dhe nuk do të ndalemi kurrë për t’i sjellë përgjegjësit përpara drejtësisë”.

Katër shtetasit rusë identifikohen si anëtarë të forcave të armatosura ruse, apo të njësive paraushtarake. Dy prej tyre përshkruhen si oficerë të lartë. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Rusët akuzohen se rrëmbyen shtetasin amerikan nga shtëpia e tij në një fshat të Ukrainës në vitin 2022. Amerikani u rrah dhe u mor në pyetje ndërsa mbahej për 10 ditë në një objekt ushtarak rus, përpara se të evakuohej më pas së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është ukrainase, thanë autoritetet amerikane.

Shtetasi amerikan u tha agjentëve federalë që shkuan në Ukrainë vitin e kaluar në kuadrin e hetimeve, se ushtarët rusë që e rrëmbyen, e zhveshën lakuriq, i vunë një armë tek koka dhe e rrahën rëndë, tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Provat e mbledhura nga agjentët tanë dëshmojnë për brutalitetin, kriminalitetin dhe perversitetin e sulmit ushtarak të Rusisë”, tha Sekretari Mayorkas.

Hetuesit e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së intervistuan amerikanin, familjen e tij dhe të tjerë persona që gjendeshin përreth fshatit Mylove në kohën e rrëmbimit, me qëllim identifikimin e katër rusëve, tha Sekretari Mayorkas.

Prokurori i Përgjithshëm Garland ka folur publikisht për krimet e luftës në Ukrainë që kur filloi sulmi i forcave ruse në shkurt 2022 dhe Departamenti i Drejtësisë pati caktuar prokurorë federalë për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale.

Ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur prova të vazhdueshme të krimeve të luftës të bëra nga forcat ruse, përfshirë torturat që kanë rezultuar me vdekjet dhe përdhunimet e grave deri të moshës 83-vjeçare.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi në mars një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, duke e akuzuar se mbart përgjegjësi personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk e njeh ICC-në dhe i konsideron vendimet e saj të pavlefshme ligjërisht. Ai e quajti masën e gjykatës “revoltuese dhe të papranueshme”.

Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të ICC-së, por Departamenti i Drejtësisë ka bashkëpunuar me këtë gjykatë dhe ka mbështetur prokurorët ukrainas që po bëjnë hetimet e tyre për krime lufte.

Akuzat kanë më shumë domethënie simbolike për momentin, për shkak të perspektivës së paqartë të mundësisë së sjelljes së ndonjërit prej të akuzuarve për t’u përballur me drejtësinë në një sallë gjyqi në Shtetet e Bashkuara. Ky zhvillim vjen ndërsa administrata e Presidentit Biden, në përpjekje për të treguar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën ndërkohë që po zhvillohet një tjetër luftë mes Izraelit dhe Hamasit, po i kërkon Kongresit të miratojë ndihma ushtarake dhe ekonomike në mbështetje të operacioneve mbrojtëse të Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por Departamenti i Drejtësisë ka ngritur vazhdimisht akuza penale ndaj shtetasve rusë, më së shumti për krime kibernetike dhe për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në disa prej këtyre rasteve, të akuzuarit janë arrestuar nga autoritetet amerikane, kur kanë udhëtuar jashtë Rusisë./ VOA

Pas

Dritat e festave ndizen edhe në Lushnje, fëmijët mbushin sheshin teksa kryetarja e bashkisë uron qytetarët

Para

Kevin McCarthy vendos të largohet nga Kongresi i SHBA

Para
Kevin McCarthy vendos të largohet nga Kongresi i SHBA

Kevin McCarthy vendos të largohet nga Kongresi i SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.