Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan të premten një grup pune të përbashkët, në një përpjekje për të larguar Evropën nga varësia e saj nga nafta dhe gazi rus.
Paneli, i kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejË furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror.
Shtetet e Bashkuara do të punojnë drejt furnizimit të Evropës me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me vendet e tjera, tha Shtëpia e Bardhë.
Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse ka rezultuar një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet ruse të energjisë, Evropa e kishte shumë më të vështirë të ndërpresë furnizimet e saj.
Grupi do të punojë gjithashtu drejt reduktimit të emetimeve të gazeve serrë duke ulur emetimet e metanit dhe duke përdorur energji të pastër.