16:20 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA-ja kundërshton deklaratat e Izraelit se rezoluta e OKB-së i pengoi bisedimet për pengjet

16:31 | 27/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA-ja kundërshton deklaratat e Izraelit se rezoluta e OKB-së i pengoi bisedimet për pengjet

Deklarata e Izraelit se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, i ka penguar bisedimet për lirimin e pengjeve, është e pasaktë dhe e padrejtë, tha të martën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Miller tha për gazetarë se deklaratat e zyrtarëve izraelitë se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e hodhi poshtë propozimin e fundit të Izraelit në bisedimet për lirimin e pengjeve për shkak të rezolutës së OKB-së “ishin të pasakta në pothuajse çdo aspekt dhe të padrejta ndaj pengjeve dhe familjarëve të tyre”. Ai tha se grupi radikal palestinez e përgatiti përgjigjen ndaj propozimit të Izraelit për lirimin e pengjeve para se të votohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të hënën, dhe jo pas saj. Miller shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë në përpjekje për ta mundësuar lirimin e pengjeve.

Të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Netanyahu akuzoi SHBA-në se u “tërhoq” nga qëndrimi i saj “parimor” duke lejuar miratimin e rezolutës pa kërkuar që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gazë. Në shenjë proteste ndaj rezolutës, Netanyahu e anuloi vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni izraelit të nivelit të lartë.

Një ditë më vonë, të martën, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha për Army Radio se rezoluta e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gazë, e nxiti Hamasin ta refuzojë propozimin e Izraelit. Rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 të tjerë u rrëmbyen më 7 tetor, kur pjesëtarët e Hamasit kryen një sulm befasues në jug të Izraelit, duke e nxitur këtë luftë. Besohet se Hamasi ende po i mban rreth 100 pengje izraelite.

Më shumë se 32.000 njerëz janë vrarë në territorin e rrethuar palestinezë dhe mbi 74.000 te tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve kur i numëron viktimat. Sipas saj, dy e treta e të vrarëve janë gra dhe fëmijë./ REL

Pas

Ligjvënësit tajlandez miratojnë një projekt-ligj për legalizimin e martesës së të njëjtit seks

Para

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Para
Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.