Në SHBA, një model i rishikuar matematik për vdèkshmërinë nga koronavirusi parashikon se deri në fillim të gushtit do të humbin jetën mëse 147,000 amerikanë, ose rreth 10,000 më shumë se një vlerësim i mëparshëm, kjo për shkak të zbutjes së kufizimeve për frenimin e pandemisë.
Parashikimi është bërë nga Instituti i Shëndetit pranë Universitetit të shtetit Uashington. Ai konfirmon paralajmërimet e zyrtarëve të shëndetit publik, sipas të cilëve heqja e parakohshme e bllokimeve në qytete mund të çojë në shpërthime të reja të virusit.
Studiuesit e Institutit thanë se pasojat e sakta të hapave që po ndërmerren për rihapjen e bizneseve dhe zbutjen e urdhrave të qëndrimit në shtëpi është vështirë të vlerësohen me saktësi.
Modeli i rishikuar i Institutit, që citohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e tjera të shëndetit publik, thotë se vlerësimi i ri përfaqëson një mesatare mes skenarit më të mirë prej 102,780 vdekjesh dhe atij më të keq prej 223,490 vdekjesh deri më 4 gusht.
Deri tani, numri zyrtar i vdekjeve e ka kaluar shifrën 82 mijë/VOA