Shefit i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge u shpreh se Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë fajtorë për inflacionin që i kanë shkaktuar tregut botëror të futbollit.
“Guardiola tha se kishte planifikuar të blinte disa lojtarë të tjerë por më pas ka ndryshuar mendjen pasi nuk do të bëhet pjesë e kësaj çmendurie,” shprehet Rummenigge për Merkur.
“U befasova në fillim, por më pas thash se do të ishte e mrekullueshme po të ishte e vërtetë.City dhe PSG kanë prishur tregun global me inflacionet e tyre. Jo Real Madrid, që nuk ka shpenzuar fare këto vite, që vërteton se nuk ke pse bëhesh pjesë e çmendurisë për të fituar Champions League. Edhe ne atë rrugë ndjekim.”
PSG mban rekordin botëror me blerjen 222 mln euro të Neymar, ndërsa ka blerë edhe Kylian Mbappe për 180 mln euro nga Monaco.
City ka investuar mbi 200 mln euro për skuadrën gjatë verës së kaluar, duke fituar edhe titullin kampion.
Ndërkohë Bayern ka mbetur një klub me investime modeste në merkato dhe për këtë Rummenigge fajëson dy klubet për rritjen e madhe të çmimeve.
(M.Q/Faxweb)