AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shehi: 260 mijë vende pune, gënjeshtër e madhe. Reagon Ahmetaj: Po të kisha marrë këshillat tuaja do kisha djegur Shqipërinë (DEBATI)

Me debate është shoqëruar sot Kominisoni i Ekonomisë përsa i përket 260 mijë vendeve të punës. Dashamir Shehi gjithë këtë e ka quajtur një gënjeshtër të madhe. Por menjëherë ka reaguar ministri Arben Ahmetaj i cili është shprehur për opozitën se po të merrte këshillat e tyre do kishte djegur vendin. 

DEBATI:

Dashamir Shehi: “Një nga llojet e gënjshtrave  të mëdha është kjo e fundit,  me 260 mijë vende pune. Meqënëse gjysma nga ne këtu jemi në punë shteti, siç e tha ky djaloshi këtu.  Por një treg pune që ka rreth 900 mijë vetë , por të rritet me 90 mijë veta kjo nuk ndodh këtu, por as në Amerikë. Të bëhemi serioz . Sa treg pune kemi përpara? Ju vetë do të ngatërrohemi.  Me ç’a do e rritësh t’i pensionin?

(Ndërhyjnë anëtarët e opozitës kundra Ahmetajt)

Ahmetaj:  Këto muhabete tavoline nuk i rreferohemi fare.  Pra në tetor të 2017, ajo është shifra në bordero. NësE keni ndonjë statistIKë tjetër hajde thojeni. Bëhuni serioz se nuk është muhabet tavoline por komisoni.  Unë po ju them lerini këshillën. Por të kasha ndjekur këshillen tuaj, do të kasha djegur Shqipërinë. O burr të lutem bëhu serioz. Nuk i krioj unë vendet e reja të punës , i krijon ekonomia. 

(J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *