Një zbulim i rëndësishëm është bërë së fundmi nga Shell Upstream Albania B.V. (Shell), ku pas disa testimeve është bërë e mundur zbulimi potencial i naftës së lehtë në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit.
Testimi është bërë disa ditë më parë ku jkanë zbuluar puse nafte më një prurje të lartë duke siguruar kështu disa mijëra fuçive nafte në ditë.
Por volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu mbetet për tu përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.
E ndërkohë për këtë ka reaguar në Twitter, kryeministri I vendit Edi Rama I cili nëepërmjet një postimi shprehet se ky është një lajm fantastic për ekonominë e së nesërmes. Sipas tij kjo kompani që ka hyrë në vend në vitin 2014 vijon ende kërkimet por dhe investimet gjithashtu për të siguruar dhe gjetur burime të tilla potenciale nafte.
Kryeministri Rama në Twitter:
Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit, konfirmimi final i testimeve pozitive të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag? Kompania që hyri në Shqipëri në 2014 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera ?