Ka pësuar dëmtime të shumta “Unaza e Re” në Rrëshen. Ashtu siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme të publikuara nga “Jeta Osh Qef” një pjesë e këtij aksi është shembur totalisht dhe ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.
Kjo pjesë e rrugës është shembur nga rrjedhja e lumit Zmeja që kalon pranë saj si edhe nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditët e fundit. I gjithë materiali i ndërtimit të rrugës ka rënë në lumë. (J.V/Faxweb)