Një sherr me thika është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë. Konflikti ka ndodhur mes dy grupe të rinjsh mbrëmjen e 31 marsit rreth orës 21:50. Viktimë e sherrit ka mbetur i riu Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
‘Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Discussion about this post