Një konflikt mes dy të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikës me pasojë vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë të Tiranës.
Mësohet se shtetasi Altin Kodra 27 vjeç, ka marrë plagë të rënda në pjesën e barkut, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka kryer ndalimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit të identifikuar si Vladimir Luli dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e krimit.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Më datë 10.05.2017, rreth orës 11:55, në Çekrezë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në S.Q.U., për ndihmë mjekësore por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.
Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.
(XH.A/SHUPLAKA)