20:28 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherr mes dy grupeve në një lokal në Bulqizë/ Dy të arestuar, dy dërgohen te spitali i Traumës

09:47 | 14/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherr mes dy grupeve në një lokal në Bulqizë/ Dy të arestuar, dy dërgohen te spitali i Traumës

Një konflikt fizik për motive të dobëta ka ndodhur mes dy grupeve në Bulqizë. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Trebisht. Si pasojë e sherrit mes tyre dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor te spitali i Traumës.  Ndërkohë janë arrestuar Azem dhe Pelikron Osmani për veprën penale  “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Po ashtu janë proceduar penalisht 5 personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.

Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve,  shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar  shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.O., 32 vjeç;

– P.O.,  45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pas

Maersk: Kontejnerët me mbetjet toksike të nisura për në Tajlandë do të kthehen në Shqipëri

Para

Përhapet zjarri në Malin e Thatë në Pustec 100 forca policore e zjarrfikëse në terren

Para
Përhapet zjarri në Malin e Thatë në Pustec 100 forca policore e zjarrfikëse në terren

Përhapet zjarri në Malin e Thatë në Pustec 100 forca policore e zjarrfikëse në terren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.