Një sherr mes nxënësve në Vlorë ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 16-vjeçari. 16-vjecari është goditur me thikë në bark nga një 14-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës “Jani Minga” në këtë qytet.
DETAJE:
Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ”1 Maji”, është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.