Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë ku 4 persona u plagosën pas një sherri për motive të dobëta.
Sipas policisë të katërt personat janë student të Politeknikut, të moshës 18-19 vjeç.
Të rinjtë e përfshirë në konflikt janë: Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku.
Burime të ‘’Fax News” bëjnë me dije se katër të rinjtë e plagosur kanë marrë plagë në krahë dhe në këmbë, ndërsa konflikti mes tyre kishte nisur prej tre ditësh.
Mësohet se të rinjtë janë studentë të Universitetit Politeknik dhe sherri ka ndodhur për një femër, ndërsa takimi i sotëm ishte lënë për t’u sqaruar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.
Njoftimi:
Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studenta).
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. J. Ll dhe F. Ll janë kushërinj (djem xhaxhai)
Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.
Sherri thuhet se ka ndodhur mes dy grupeve te të rinjve dhe shkak eshte bere e dashura e njerit prej te rinjve. (B.H/FaxWeb)