Rezultatet e testit të letërsisë, ku morën kanë marrë pjesë 35.609 nxënës në total, prej të cilëve kanë marrë notë jo kaluese 3.8% e tyre, ose 1 363 maturantë, kanë nxitur reagime në rrjetet sociale.
Gazetari Denis Dyrnjaja me anë të një postimi në Facebook i sheh shumë shqetësuese këto shifra. Sipas tij ky është një tregues se çfarë na pret në të ardhmen, pasi sipas tij merremi me celular gjithë ditën e ditës, por nuk dimë të shkruajmë, nuk dimë më të lexojmë dhe flasim.
“Mbi 1300 maturantë ngelin në provimin e gjuhës shqipe. Ky është një tregues se çfarë na pret në të ardhmen e afërt. Merremi me celular gjithë ditën e ditës, por nuk dimë të shkruajmë, nuk dimë më të lexojmë dhe flasim.
Analfabetizmi po rritet me shpejtësi dhe për rrjedhojë edhe injoranca e padituria.”
(M.Q/Faxweb)