Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast abuziv të fitimit të tenderave nga ana e atyre qe PD i cilëson shërbëtoret e pangopur të Ramës.
Në nje deklaratë për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi duke nxjerrë fakte e shifra se Safet Gjici ka përfituar 25.2 mln dollarë nga paratë e taksa paguesve shqiptarë.
Salianji ka treguar dokumentet, permes te ciles dy kompani qe permes adreses rezultojne te jene te Gjicit, kane perfituar shumen ne fjale.
DEKLARATA E PLOTE
Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqiptarët dhe Shqipërinë për t’i përdorur më pas këto para për të vjedhur zgjedhjet dhe për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Këtë sistem ka pasur propozim dhe këtë sistem ka instaluar në qeverisje.
Pasi zhvati dhe zhvat miliona euro nga taksat e xhepat e shqiptarëve për të majmur dhe fryrë derra të kënaqun që kanë përthithur si shushunja me prokurime të drejtpërdrejta pa garë dhe pa negocim apo me tendera fiktivë.
Pikërisht kur BB thotë se Shqipëria rrezikohet nga PPP e pakërkuara, kur Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon korrupsionin e niveleve të larta, zbulohen fakte të reja për skemën korruptive të vjedhjes.
Sot po ju paraqesim fakte se si Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milionë dollarë.
Shoqëria Eurogjici Security shpk zotërohet nga shtetasi Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security shpk”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:
Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht:
Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)
Adresa elektronike është e njëjtë: [email protected]
Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln dollarë, nga të cilat 171 pa garë, me vlerë 3.8 mln dollarë, konkretisht:
EUROGJICI SECURITY shpk, ka përfituar 250 tendera, me vlere 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë.
TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë.
Për kontrastin me qytetarët kuksianë që mbahen në burg sepse kërkojnë që mos taksohen 10 euro për të shkuar në shtëpitë e vet,ai kuksiani i Ramës zhvat 25.2 milione dollarë nga taksat e qytetarëve.
Në Republikën e Ramës të jesh hajdut bëhesh ministër, deputet, Kryetar Bashkie e milioner, të jetosh në mënyrë të ndershme përfundon në burg.
(M.Q/Faxweb)