Temperaturat e larta, vonesat e urbanëve, mosvënia në punë e kondicionerëve, të gjithë këta faktorë bëjnë që qyqetarët e Tiranës të mos marrin minimumin e shërbimit në urbanët e kryeqytetit pavarësish kostos së biletës.
Në videon e shpërndarë nga “Nisma Thurrje”, shihet se si qytetarët përfundojnë në urbanët e Tiranës, ngjitur me njëri-tjetrin në urbanin e tejmbushur me njerëz.
Apo sikundër shprehet “Nisma Thurrje”, “për 40 lekë bileta qytetarët e Tiranës përfitojnë sauna kolektive, masazh shpinë-shpinë, tërheqje muskujsh dhe trajtim aromatik”.
(XH.A/SHUPLAKA)