Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kurbin, ku një makinë ka përfunduar në kanal dhe është përmbysur, duke ju marrë jetën tre të rinjve.
Fax News raporton se makina ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.
Tre të rinjtë ishin shokë dhe nuk kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Ndërkohë që një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë trupat e tre viktimave, të cilët raportohet se janë me dëmtime të shumta dhe dërguar ata në morg, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe tre ambulanca të tjera.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=-ezK_KCMrjs&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)