02:33 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkimi i presidentit, flet Alket Hyseni: Prisja që Meta të jepte dorëheqjen, jam i bindur se…

17:59 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi i presidentit, flet Alket Hyseni: Prisja që Meta të jepte dorëheqjen, jam i bindur se…

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i ftuar në Fax News, duke forlu për aktualitetin politik, riktheu në vëmendje procesin e shkakrimit që ka ndërmarrë Partia Socialiste ndaj presidentit Ilir Meta.

Hyseni deklaroi se priste nga Meta që të jepte dorëheqjen pas përgjigjes nga Komsioni i Venecias, ku thuhej se presidenti ka shkelur kushtetutën.

Më tej Hyseni deklaroi se Komisioni Hetimor do të shqyrtojë përgjigjen e Komisionit të Venesias dhe më pas do ti paraqesë Kuvendit argumentat për shkarkimin e Metës. Hyseni shprehu bindjen e plotë se Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit. Proces që më pas do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti përfaqëson një institucion të rëndësishëm, që bazohet në integritetin dhe në fjalën e dhënë. Besoja se do të gjente kurajon politike se do të jepte dorëheqjen. Komisioni i Venecias u shpreh qartë se presidenti duhet të jepte dorëheqjen.

Venecia ka dhënë një përgjigje ndaj kërkesës së kryetarit të Kuvendit. Institucione të tjera vendore në këtë kushte kërkuam një ekpertizë të huaj. Ajo ekspertizë ka ardhur në nivelin paraprak. Përgjigjen përfundimtare do të shqyrtohet nga Komsioni Hetimor, pastaj do ti rekomandojmë Kuvendit të Shqipërisë. Nga kjo pikpamje nuk është kërkuar nëse duhet shkarkuar apo jo. Ka ushtruar kompeteneca që nuk i ka, ka tentuar të pamundësoje të drejtën e zgjedhjeve ndaj individëve të Shqipërisë. Në këtë rrethana ne do ti paraqesim në institucionin hetimor. Ky nuk është proces ndaj Ilir Metës, është në atë pozicion i zgjedhur nga PS përndryshe nuk zgjidhej kurrë, por ne nuk kemi zhvilluar një proces ndaj individit, por për ruajtjen e kushtetutës. Kemi qenë të shqetësuar se një institucion që duhet të ishte garant mbi palët dhe ruajtjen e Kushtetutes, po merr kah të hapur politik, duke shkelur Kushtetutën.  Të jeni të sigurt se ne do të ndiqnim të njëjtat kushte edhe nëse do të ishte një emër tjetër.

Presidenti Meta ka thënë që do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias thotë që e ka shkelur Kushtetutën. Venecia është një organ i pavaruar dhe nëse mendon se mund të kapet ai institucion është mjeran politik. Unë po ju them që çdo shkelje e kushtetutës është shkelje e rëndë. Ai institucion nuk duhet të bijë në këtë nivel ordiner. Është shkelje shumë e rëndë ti pamundësosh qytetarëve të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Të jem i qartë flas sa i takon hapave proceduriale të Kuvendit. Kuvendi ka aspektin e parë të shkarkimit të presidentit. Bazuar në kushtetutë kryen një procedurë që kalon nga komisioni hetimor. Unë besoj se janë të gjitha argumentet që raportiti i komisionit do të jetë i plotë dhe Kuvendi do të vendosë për shkarkimin. Ky raport më pas shkon në Gjykatën Kushtetuse, deri atëherë do jetë krijuar dhe Gjykata e Kushtetuese dhe besojmë se do të ketë një përgjigje.”- u shpreh Hyseni.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Alket Hyseniilir metaps
Pas

52 milionë euro taksa të paguara vetëm për vitin 2018, transparenca financiare e Grupit Balfin

Para

Debate në parlamentin francez për Shqipërinë, kryeministri: Një vend kandidat për në BE, i dyti për nga azilkërkuesit! Ç’paradoks!

Para
Debate në parlamentin francez për Shqipërinë, kryeministri: Një vend kandidat për në BE, i dyti për nga azilkërkuesit! Ç’paradoks!

Debate në parlamentin francez për Shqipërinë, kryeministri: Një vend kandidat për në BE, i dyti për nga azilkërkuesit! Ç'paradoks!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.