Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, pasi hezitoi të zbatonte urdhërin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se shkarkimi është bërë me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar pas shumë tensioneve, në spitalin e burgut.
Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shtruar Martinaj. Kërkesa mësohet se ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.
Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.
Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.
(M.Q/Faxweb)