Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë dhe disa italianë pas hetimit të koduar “Broken” që ka zgjatur për një periudhë më shumë se 1-vjeçare për trafik droge në qytetin e Parmas. Sebastiano Shimës, Ylli Tolljës dhe Ilir Hallulit gjatë operacionit nga policia ju sekuestruan 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë.
Kapo i bandës ishte një 49 vjeçar siçilian, i njohur nga policia italinae. Pavarësisht se ishte nën masën e arrestit shtëpiak, ai kryente transaksionet e drogës. “Maria është në shtëpi? Doni të pini dy gota kafe? A mund të shkoj të marrë një birrë?”, këto ishin kodet e përodurave mes trafikntëve të drogës, shkruajnë mediat italinane.
Në emër të siciliani Sebastiano Di Natale, që qëndronte në krye të grupit,ishin të dokumentuara mbi 300 shitje dozash lëndë narkotike ishte dënuar edhe më herët për trafik droge. Heroina dhe kokaina, sipas “La Republica”, drejtohej nga shqiptarët që banonin në Emilia. (J.V/Shuplaka)